Shpërthimi në makinën e vëllezërve në Gramsh, policia: I plasi dinamiti, e mbanin për peshkim!

Detaje të reja jane publikuar ne lidhje me ngjarjen në Gramsh ku pas një shpëthimi në makinë mbetën të lënduar dy vëllezër.
Siç bën me dije Report Tv, lënda që ka shpërthyer nuk ka qenë një lëndë tritoli, pra nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Hetuesit thone se ka qenë një lëndë që ka qenë brenda në makinë, të cilët vëllezërit e kanë pasur në kroskot, dyshohet për të gjuajtur peshkë.
Ekspertët e konfirmojnë shpërthimin por fuqia shkaterruese e tij ka ndodhur nga brenda makines me drejtim per jashtë dhe jo nga jashtë brenda, siç janë ngjarjet kriminale kur lenda plasese eshte vendosur poshte automjetit apo nga jashte tij.
Bazuar ne ekzaminimet paraprake, lënda dyshohet se është lëndë dinamit me fuqi të ulët. Vetëm njëri prej vëllezërve, pasagjer, ka probleme me gjymtyrët por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.


