Gruaja e Navalnyt betohet ti dalë përballë Putinit: Ai s`po i jep nënës trupin e pajetë të burrit tim!

Yulia Navalnaya po shikohet nga mediat si kundershtarja kryesore e Vldimir Putinit ne Rusi, pas vdekjes ne burg te bashkeshortit te saj, Aleksei Navalny i cili humbi jeten javen qe shkoi ne rrethana te dyshimta.
Duke evientuar ankthin e familjes se liderit të ndjerë të opozitës ruse Aleksei Navalny, nënës së tij dhe ekipit të tij, bashkeshortja e tij, ka deklruar se atyre iu është mohuar dorezimi i trupit te tij dhe u është thënë nga hetuesit se hetimi zyrtar për vdekjen është duke u zgjatur.
"Ata po e fshehin trupin e tij si frikacakë poshtërsisht, duke refuzuar t'ia japin nënës" tha Yulia Navalnaya, e veja e kritikut të ashpër të Kremlinit në një deklaratë video katër ditë pasi autoritetet e burgut rus njoftuan vdekjen e tij në burg, të cilën ata ia atribuuan asaj qe e quajten "sindroma e vdekjes së papritur".

Navalnaya, e cila jeton në mërgim jashtë Rusisë, akuzoi autoritetet ruse se "gënjyen në mënyrë të mjerueshme ndërsa presin që të zhdukej gjurma e helmit Novichok të Putinit", duke iu referuar një helmi që dyshohet se është përdorur nga shërbimet ruse të sigurisë në të paktën një atentat të mëparshëm të motivuar politikisht.
avalnaya u bëri thirrje rusëve "të ndajnë jo vetëm pikëllimin dhe dhimbjen e pafund- por edhe zemërimin", ndërsa ajo u zotua të vazhdojë me misionin e burrit të saj për të zbuluar keqbërjet e supozuara të Putinit dhe për t'i dhënë fund sundimit të tij të gjatë të pushtetit mbi Rusinë.
Një zëdhënëse e Navalny-t, në një postim në rrjetet sociale, akuzoi gjithashtu se zyrtarët rusë gënjejnë dhe po "luajnë për kohën", ndërsa autoritetet vazhduan të pengojne nderimet për disidentin e ndjerë.
Në gurin Solovetsky të Moskës - një monument për viktimat e represionit politik - njerëzit vendosën lule në kujtim të Navalny.

Ai u pa për herë të fundit i gjallë vetëm një ditë para vdekjes së tij, duke u shfaqur nga burgu përmes lidhjes video në distancë për një paraqitje në gjykatë. /lajmifundit.al


