Futbolli në zi! Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë dhe Interit
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2024, 09:32
Sport

Legjenda e Gjermanisë, Andreas Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Ish-ylli i Bayern Munchen, Interit dhe kombëtares së Gjermanisë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës pas një arresti kardiak, njofton Bild.
Brehme, përvecse si lojtar ka qenë edhe trajner futbolli, ndërsa më së shumti mbahet mend për golin e fitores për Gjermaninë në finale e Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës me një goditje dënimim në minutën e 85-të.
Ai ka luajtur si një mbrojtës i majtë, i cili i ishte i aftë të luante në të gjithë linjën, ndërsa spikaste për aftësitë e tij krosuese, goditje e lira dhe penalltitë.


