Greqia "nën pushtetin" e flakëve/ Zjarri në ishullin Rodos del jashtë kontrollit, evakuohen banorët

Bota

Greqia "nën pushtetin" e flakëve/   Zjarri në ishullin

Greqia prej dy ditësh po përballet me situatë alarmante si pasojë e zjarreve, ku bëhet me dije se banorët e tre fshatrave në ishullin Rodos janë evakuuar pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

 

Mediat greke bëjnë me dije se banorët janë evakuuar ngafshatrat Eleousa, Salakou, Dimylia kur pranë kësaj të fundit ndodhet një hotel turistik.


Bëhet me dije se situata në ishullin grek Rodos ka dalë jashtë kontrollit pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët, prej pasdites së të martës.

Zjarri i nisur nga Apollo, po lëviz në drejtim perëndimor nga Attavyros në zonën e Salakos dhe po djeg pyjet me pisha, ndërsa janë bllokuar rrugët nga Embona në Agios Isidoros dhe nga Apollona dhe Salakos në Embona.

ME TE LEXUARAT