Greqi/ Prindërit të shqetësuar: Trajneri ju dërgon foto nudo dhe mesazhe erotike fëmijëve tanë

Bota

Greqi/ Prindërit të shqetësuar: Trajneri ju dërgon foto nudo


Shtatë sportistë të mitur kanë rënë pre e provokimeve të një 30-vjeçari, menaxher i një klubi sportiv, i cili u dërgonte foto nudo dhe mesazhe me përmbajte erotike.

Kjo ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku sipas mediave vendase, i riu gjatë periudhës se izolimit për shkak të masave kufizuese të vendosura si pasojë e situatës nga koronavirusi, u shkruante 7 të miturve në rrjetet sociale, dhe ‘i bombardonte’ me foto nudo dhe mesazhe erotike.

Pasi skandali u bë publik në media, 30-vjeçari u pushua nga puna. Sipas mediave greke, rasti në fjalë u zbulua nga babai i një atleti 14-vjeçar, pasi u alarmua nga fotot e 30-vjeçarit në telefonin e djalit të tij.

I shokuar nga ajo që i panë sytë, babai i 14-vjeçarit kontaktoi edhe me familjet e shokëve të klubit të të birit të cilët gjithashtu zbuluan se fëmijët e tyre merrnin vazhdimisht mesazhe erotike nga menaxheri i tyre. Prindërit iu drejtuan Policisë për të bërë denoncim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion