Gjenden eshtrat e një gruaje në park, dyshimet e para

Bota

Gjenden eshtrat e një gruaje në park, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, pasi është gjetur skeleti i një gruaje në një park në zonën Casal Bertone.


Gjatë disa punimeve të mirëmbajtjes për parkun, një ekskavator zbuloi skeletin që ndodhej brenda një kanali kullues. Sipas informacioneve të para, gruaja mund të jetë rreth 30 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe mjekësia ligjore.

Mediat italiane shkruajnë se eshtrat mund të ishin aty për rreth një vit, por për më shumë priten rezultatet e autopsisë dhe analizave të ADN-së. Skeleti është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion