Gërrmuan një tunel në qeli, arratisen 6 palestinezë nga burgu në Izrael

Të paktën 6 palestinezë janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael. Sipas mediave vendase, të burgosurit arritën të arratiseshin ditën e sotme përmes një tuneli. Ndërkohë mësohet se personat që morën këtë veprim të guximshëm janë anëtarë të Xhihadit Islamik, dhe njëri prej tyre ishte ish-komandant i një grupi militant të lidhur me Fatah.
Mësohet se anëtarët kanë qëndruar bashkë në një qeli dhe kjo bëri të mundur që ata të gërrmonin një tunel, në mënyrë për të shpëtuar.

Sapo lajmi u bë me dije, ka nisur kërkimi për të arrestuarit. Dyshohet se ata po tentojnë të shkojnë në Rripin e Gazës, ose në Jordani.


