Një tjetër tërmet lëkund Greqinë
Lajmifundit
/
6 September 2021, 11:22
Bota

Greqia ka ndjerë një tjetër lëkundje në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u ndje në orën 00:27, 404 km në juglindje të Athinës dhe epiqendra ishte në det 21 km në veriperëndim të qytetit të Katavia.
Ndërkohë kujtojmë se këtë javë Greqia ka ndjerë disa lëkundje, duke ngritur alarm në vend. Nuk ka pasur dëme në materiale apo në njerëz.


