Kadilli thirrje demokratëve: Distancohuni nga Sali Berisha

Politikë

Kadilli thirrje demokratëve: Distancohuni nga Sali Berisha

Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli kërkon nga demokratët që të mbajnë një qëndrim të qartë lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

E ardhmja e Partisë Demokratike, për Kadillin nuk mund të jetë “non grata”. Për këtë arsye, Kadilli nënvizoi se Lulzim Basha duhet të flasë dhe të mos e lerë fatin e partisë në kryqëzime të rrezikshme politike.

“E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë ‘non grata’ PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesis dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë ‘non grata’.”

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion