Rezultuan pozitivë për konsumin e kokainës, nis hetimi për 19 ushtarët anglezë

Analizat e drogës kanë futur në telashe 19 ushtarë anglezë. The Sun shkruan se këta ushtarë dolën pozitiv për përdorimin e kokainës, duke bërë që ata të hetohen, pasi akuzohen për konsumim të lëndëve narkotike, gjatë detyrës.
Sipas “The Sun”, ushtarët kanë konsumuar drogë në shtëpi dhe kazermat, duke e vështirësuar më shumë çeshtjen e tyre. “Kjo ka sjellë valë tronditëse në Ushtri. Nëntëmbëdhjetë në një raund të testimit është një numër i madh dhe ngre pyetje shumë serioze.

Para bllokimit, regjimenti po testohej çdo disa javë, por ky raund i fundit ishte i pari për një kohë mjaft të gjatë. Kjo i ka lënë shefat absolutisht të tërbuar. Këto janë gjithashtu raste individuale, mërzia është përdorur si një justifikim për përdorimin e drogës”, shkruan The Sun.


