“Fuqia e nënës”/Nga spitali ku kujdesej për djalin 1-vjeçar, 23-vjeçarja punoi për diplomën e universitetit

Bota

“Fuqia e nënës”/Nga spitali ku kujdesej për djalin

Njihuni me 23-vjeçaren Valeria Carannante, e cila kaloi periudhën më të vështirë të jetës, por edhe më të bukur. Nënë e një djali 1-vjeçar, ajo njëkohësisht punoi diplomën e universitetit, por ndryshe nga të gjithë, ajo e punoi atë në spital, pasi djali i saj ishte sëmurë.

Mediat italiane shkruajnë se e reja ka pasur “krah” edhe ekipin mjekësor të cilët i ka falënderuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, për përkujdesen maksimal të treguar ndaj të birit.

“Falënderoj të gjithë ekipin e departamentit të nefrologjisë Santobono, për të gjithë kujdesin që po i japin të voglit tim. I falenderoj që më kanë treguar për gjendjen e tij shëndetësore si dhe për mbështetjen që i kanë dhënë në ditët më të vështira. Falënderoj profesor Pecoraro, një mjek, dhe një njeri të jashtëzakonshëm, për atë që bëri për djalin tim.”, shkruan ajo në postim.

ME TE LEXUARAT