Franca gati për një mbyllje të tretë, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19

Situata e Covid-19 në Francë paraqitet shumë shqetësuese, ndërsa vendi rrezikon për një mbylljetë tretë. Mediat vendase shkruajnë se spitalet po përballen me një mbipopullim, ndërsa kjo javë do jetë shumë e rëndësishme.
Kujtojmë se më 20 mars, qeveria vendosi masa të reja që përfshinin rreth një të tretën e popullsisë, duke përfshirë rajonin e Parisit, por qeveria lejoi hapjen e dyqaneve dhe njerëzit mund të takoheshin jashtë në grupe të vogla.
Shpërndarja e vaksinave në Francë është prekur gjithashtu nga një mungesë kronike e dozave. Gjatë shtatë ditëve të fundit, një mesatare prej rreth 37,000 rastesh të reja janë raportuar çdo ditë, një e katërta në krahasim me periudhën e mëparshme shtatë-ditore, ndërsa mungesat e shtretërve në spitalet në zonat më të prekura po bëhen akute.
Shifrat zyrtare bëjnë me dije se janë të paktën 28,000 njerëz të shtruar në spital me Covid-19 në Francë, pak më e ulët se kulmi i 32,000 shtrimeve në valën e parë në mars dhe prill të vitit të kaluar, dhe 33,500 në valën e dytë.


