Biden u premton qytetarëve: 90% e të rriturve deri më 19 prill do të kualifikohen për vaksinën kundër Covid

Bota

Biden u premton qytetarëve: 90% e të rriturve deri më 19 prill do

Presidenti i SHBA, Joe Biden u premtoi qytetarëve të tij se deri më 19 prill, 90% e të rriturve do të kualifikohen për vaksinën ndaj koronavirusit. Gjatë fjalës së tij, Biden u bëri apel qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat anti COVID.

"Ne jemi në një garë për jetë dhe vdekje me një virus që po përhapet shpejt me rastet që rriten. Variantet e reja po përhapen dhe fatkeqësisht, disa nga sjelljet e pamatura që kemi parë në televizion gjatë javëve të fundit do të thotë që më shumë raste të reja do të vijnë në javët në vazhdim", tha Biden.

Ndërkohë, drejtoresha e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Ëalensky, u kërkoi zyrtarëve publikë dhe të tjerëve të flasin për seriozitetin e situatës, në përpjekje për të parandaluar një valë të katërt të COVID-19.

Mediat amerikane shkruajnë se dy ditë më parë, në SHBA, u regjistruan mbi 30 milionë raste me COVID-19 në total ndërsa mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja ka qenë rreth 60,000 në ditë, tha ajo. Kjo përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me periudhën shtatë ditore paraardhëse. Shtrimet në spital gjithashtu u rritën dhe vdekjet kanë filluar të shtohen.

"Një situatë e kobshme po afron… tani për tani jam e frikësuar", tha zonja Ëalensky në një konferencë me gazetarët.

 

ME TE LEXUARAT