Draghi optimist për situatën e Covid: KE ka siguruar vaksina për të siguruar imunitetin e tufës

Bota

Draghi optimist për situatën e Covid: KE ka siguruar vaksina për

Kryeministri i Italisë Mario Draghi ka dhënë një deklaratë gjatë një takimi me guvernatorët, lidhur me situatën e Covid në Itali dhe sip o e menaxhon KE situatën në të gjithë europën. Gjatë fjalës së tij, Draghi tha se Europa për muajt në vazhdim ka siguruar vaksina mjaftueshëm.

“Për muajt e ardhshëm KE ka siguruar mjaftueshëm vaksina për të arritur imunitetin e tufës në korrik në të gjithë Evropën. Objektivat për prillin dhe majin me qëllim vaksinimin e gjysmë milioni çdo ditë nuk duken dhe aq të largëta”, tha kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri italian u shfaq optimist lidhur me hapjen graduale të vendit. Duhet të kujtojmë se shteti italian është një nga më të prekurit, si nga numri i viktimave, ashtu edhe të pasojave të saj socio-ekonomike.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 3,544,957, ndërkohë që ai i infektimeve është 108,350 në të gjithë vendit që nga fillimi i pandemisë. Italia ka në administrim 3 lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca, si dhe pritet që në fund të prillit të mbërrijnë dozat e para të vaksinës amerikane “Johnson and Johnson”, e cila merret përmes një doze.

Pavarësisht masave të ashpra anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, situata epidemiogjike ende nuk është stabilizuar.

ME TE LEXUARAT