SHBA vijon luftën kundër Covid-19, 52.6 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht

SHBA vijon procesin e vaksinimit, duke arritur të vaksinojë një numër të madh qytetarësh. Pothuajse 29% e popullsisë amerikane, më shumë se 95 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe 16% e popullsisë, rreth 52.6 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.
Mediat e huaja shkruajnë se gati 146 milion doza të vaksinës anti Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara. Këtë lajm e bëri me dije Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ndërkohë CDC raportoi se 145,812,835 doza totale janë administruar, rreth 81% e 180,646,656 doza të dorëzuara. Vendi ka regjistruar një rekord të lartë shtatë-ditore prej rreth 2.8 milionë dozash të administruara në ditë.


