EUROPOL aksion kundër krimit të organizuar, arrestohen 228 persona

Bota

EUROPOL aksion kundër krimit të organizuar, arrestohen 228 persona

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka arrestuar 228 persona në aksione kundër krimit të organizuar në Evropë. Në deklaratën e EUROPOL-it theksohet se aksionet u kryen në bashkëpunim me forcat e sigurisë të 17 vendeve.

Theksohet se gjatë aksioneve, u kontrolluan më shumë se 67 mijë automjete dhe u verifikua identiteti i 70 mijë personave. U arrestuan 228 persona, kurse 88 automjete, ar dhe para u sekuestruan, raporton Top Channel.

Në Gjermani, për shkak të dyshimit të forcave daneze të sigurisë, u arrestua një person i cili u përcaktua se është anëtar i një grupi kriminal që vjedh navigimin GPS nga pajisjet bujqësore.

Në automjetin e të dyshuarit u gjetën 30 pajisje GPS, thuajse 100 kilogramë ar dhe argjend, 50 telefona të mençur dhe 20 kompjuterë.Theksohet se i dyshuari do të ekstradohet në Danimarkë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion