Erdogan paralajmëron: Bota do të përballet me konflikte të reja nëse Izraeli nuk ndalet në Gaza

Bota

Erdogan paralajmëron: Bota do të përballet me konflikte të

 Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se bota do të përballet me konflikte të reja nëse agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalet.

“Ndërsa vendet perëndimore po mbështesin Netanyahun, është e pamundur të ndalet masakra në Palestinë. Unë po e them ashtu siç është, konflikte të reja presin botën tonë nëse zgjerimi sionist në Gaza vazhdon,” tha ai në një fjalim në Ankara.

Presidenti turk përshëndeti Norvegjinë, Spanjën dhe Irlandën që njoftuan synimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet më 28 maj dhe përsëriti nevojën për të mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e kryera në Rripin e Gazës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion