Aleanca e Ben Ndokës me Avdylajt/ Si hyri në “lojë” Endrit Dokle dhe plani për vrasjen e ish-deputetit

Aktualitet

Aleanca e Ben Ndokës me Avdylajt/ Si hyri në “lojë”

Zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

Arben Ndoka, siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi, fliste çdo sekondë me dhëndrrin e tij dhe nipin Samuelin, djalin e Aleksandrit për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Në ndjekje të të fortit të Niklës, u vendosën disa kontigjentë të krimit, por nuk po ja dilnin dot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndoka mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.

Ata dyshonin se në zhdukje kishte gisht Durim Bami, ndaj u bënë palë me ish-deputetin.h

Si sumë të tjerë e monitoronin në çdo hap të fortin e Niklës, edhe kur ndodhej me pushime në Sarandë.

Plani ishte që ai të vritej teksa kthehej nga pushimet.

Ndaj Ndoka thërriti në ndihmë Astrit Avdylin që në këtë kohë ndodhej në burg.

Pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Sipas SPAK, Arben Ndoka bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.

Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme të hynte në lojë duke ekzekutuar të fortin e Niklës.

I vëllai i Durim Bamit, Valteri do të merrej peng.

Rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit.

Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu pati rol në vëzhgimin e Durim Bamit.

Ndoka bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.

Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkon vrasës me pagesë edhe në Kosovë.

Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.

Arben Ndoka i shkruan: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’

Ervis Martinaj i përgjigjet: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.

Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, janë në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk rri duarkryq.

Por organizohet njëkohësisht si të mbrohet ashtu edhe të sulmojë.

Dosja Hetimore

Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës.

Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Indrit Doklen.

Durim Bami vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.

Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

Dosja Hetimore

Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.

E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.

Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.

Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua. Por ndërsa Arben Ndoka dhe Durim Bami nuk po e arrinin njëri-tjetrin për ta eliminuar, ish-deputeti socialist i Lezhës, investohet të mbyllë llogaritë me ‘Leksin e Druve’.

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Një tjetër personazh me banim në Lezhë, për të cilin Arben Ndoka, dyshonte se kishte strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Dhe në planin për të vrarë ‘Leksin e Druve’. Ndoka thërrët në ndihmë nipin e tij Samuelin, dhëndrin dhe lidhje të tjera familjare dhe shoqërore.

Por ‘Leksi i Druve’ ndaj të cilit sot ka një masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ shpëtoi nga ekzekutimi, pasi u mor në mbrojtje nga shteti.

Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka.

Ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.

Për të realizuar këtë atentat ai kontaktoi një emër të njohur të krimit në qytetin e Vlorës, Viktor Imeraj, i njohur si Tori i Xhihanes.

Ervis Martinaj ka krijuar bindjen se Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka në bashkëpunim me lidhjet e tyre më datë 27 Gusht 2019 kanë kryer vrasjen e shtetasit Santiago Malko, lidhje e ngushtë e tij.

Me qëllim vrasjen e Fatmir Hysenit, Ervis Martinaj ka kontraktuar kundrejt pagesës shtetasit Viktor Imeraj dhe Satilno Basho. Shuma e parave e vënë në dispozicion nga Martinaj për vrasjen e Fatmir Hysenit është 250-300 000 euro.

Por nga krahu tjetër, as grupi kundërshtar i Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës, nuk kanë ndejtur duarkryq.

Pasi edhe ata siç shikohet janë vënë në lëvizje për të eleminuar rivalët e tyre./ Emisioni ‘Në Shënjestër’ 

ME TE LEXUARAT