Emri/ Ky është shqiptari i vrarë më Belgjikë, ja çfarë dyshohet rreth atentatit

Bota

Emri/ Ky është shqiptari i vrarë më Belgjikë, ja

Ndue Mylyshi i njohur ndryshe si Noel është 61-vjeçari shqiptar i vrarë mbrëmjen e kaluar në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë. Shqiptari pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.

Ka dyshime se vrasja ka ardhur pas një konflikti personal mes shqiptarit dhe qiramarrësit të tij pasi policia ka përjashtuar pistën e trafikut të drogës. Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte. Michèle, një mikeshë e tij shprehet e pikëlluar për vrasjen e Noelit, siç e quanin shqiptarin, dhe shpreson që autori do marrë dënimin e merituar.

“Noël sapo kishte ardhur nga pushimet. Shpresoj që krimineli që bëri këtë gjë të paguajë për veprat e tij. Ai Ishte një njeri i mrekullueshëm, i mirë, me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Sa herë që kërkonim ndihmë, ai pranonte gjithmonë,” tregon ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion