Emmanuel Macron merr vendimin: Franca do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët poshtë moshës 15-vjeçare
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se do të ndalonte rrjetet sociale për fëmijët nën moshën pesëmbëdhjetë vjeç në vend nëse, brenda “disa muajsh”, kjo nuk bëhet në nivel evropian.
“Ne duhet t’i ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha ai sot për France 2, në përgjigje të vrasjes së një asistenteje mësuese nga një nxënës 14-vjeçar jashtë një shkolle të mesme në Francë.
“Do të jap disa muaj kohë që të fillojë mobilizimi evropian. Përndryshe (…) do të fillojmë ta bëjmë atë në Francë. Nuk mund të presim më”, tha ai.
Gjatë intervistës së tij me France 2, presidenti francez theksoi gjithashtu se nuk do të jetë më e mundur që një pesëmbëdhjetëvjeçar të blejë thika në internet.