E rrethuar nga zjarret, Greqia nesër me temperatura deri në 46 gradë, në kufi me Shqipërinë...

Bota

E rrethuar nga zjarret, Greqia nesër me temperatura deri në 46

Greqia ndodhet prej ditësh nën pushtetin e zjarreve ndërsa në disa zona situata paraqitet alarmante edhe për zonat e banuara. Flakët të favorizuara nga temperaturat e larta e kanë bërë të pamundur punën e zjarrfikësve. Dita e enjte do të vijojë të sundohet nga temperatura të larta në rajon, të cilat kanë qenë prezente prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se në Thesali termometri do të arrijë deri në 46 gradë. I nxehti do të jetë prezent edhe gjatë orëve të natës.

Kryesisht në zonën veriore të Greqisë, që është edhe pjesa ku shteti fqinj kufizohet me Shqipërinë, do të regjistrohen temperaturat më të larta.

Për pasojë rreziku nga zjarret që kanë “pushtuar” do të vijojë të mbetet i lartë, kryesisht në Atikë, Kretë, Rodos, Karpathos -Kasos, Kos, Kalymnos etj.

ME TE LEXUARAT