E rëndë në Budva/ 65-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe nipin, ulet në kafe dhe pret policinë

Bota

E rëndë në Budva/ 65-vjeçari ekzekuton vëllanë

Një ngjarje makabre ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik të Budvës. Dy persona – një baba dhe djali i tij – u vranë me armë zjarri nga një i afërm i tyre, 65-vjeçari S.S., që rezulton të jetë vëllai i viktimës dhe xhaxhai i të ndjerit të ri.

Krimi ndodhi rreth orës 08:00 në rrugën “Slovenska obala”, ku, sipas policisë së Budvës, autori u arrestua në vendngjarje pa tentuar arratisjen. Madje, pasi kreu vrasjen, ai është ulur qetësisht në një kafene aty pranë dhe ka pritur mbërritjen e forcave të rendit.

Burime lokale bëjnë me dije se mes familjarëve ka pasur një konflikt të vjetër, i cili u përshkallëzua ditën e djeshme pas një grindjeje për biznesin e transportit të turistëve me anije – aktivitet që viktimat dhe i dyshuari ushtronin prej vitesh. S.S. thuhet se një ditë më parë kishte kërcënuar hapur se “do e mbaronte punën”.

Sot në mëngjes, ai është afruar pranë stendës ku ndodheshin vëllai dhe dy djemtë e tij, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje dy prej tyre. Djali tjetër arriti të largohej dhe shpëtoi pa lëndime.

Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe motivet që çuan në aktin ekstrem.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion