FOTO/ Ky është Çlirim Dogani, bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e 56-vjeçarit në Fier 

Aktualitet

FOTO/ Ky është Çlirim Dogani, bashkëpunëtori i

Policia ka publikuar sot foton e Çlirim Doganit, 55 vjeç nga Roskoveci, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, krim që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Frashër të Fierit. Dogani dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me vajzën e viktimës, 26-vjeçaren Ermalinda Rama, me të cilën kishte një lidhje intime të fshehtë.

Hetimet tregojnë se lidhja mes çiftit ishte e kundërshtuar ashpër nga babai i vajzës. Ermalinda, e fejuar më herët tre herë, ishte ndarë në çdo rast pikërisht për shkak të ndërhyrjes së të atit.

Dyshohet se konflikti i vazhdueshëm e ka shtyrë vajzën drejt planifikimit të vrasjes, duke bashkëpunuar me të dashurin për të hequr qafe të atin, që e shihte si pengesë për jetën e saj.

Çlirim Dogani, nga ana e tij, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Ai pretendon se ndodhej në fshatin e tij gjatë momentit të krimit dhe nuk ka lidhje me vrasjen.

Pavarësisht pretendimeve të tij, hetuesit kanë dyshime të forta mbi përfshirjen e Doganit dhe po hetojnë në disa pista për të vërtetuar bashkëpunimin në ekzekutimin makabër të 56-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion