E rëndë/ 13-vjeçarja bie nga kati i dytë në shkollë, dërgohet pa ndjenja në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 13-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia brenda ambienteve të shkollës.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në një shkollë të mesme në zonën e Chaidari, ku e mitura dyshohet se ka rënë nga kati i dytë. Si pasojë, ajo ka pësuar dëmtime të rënda.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash dhe e transportuan fillimisht në Attikon Hospital, ku vajza u paraqit pa ndjenja dhe iu nënshtrua intubimit.
Më pas, për trajtim më të specializuar, ajo u transferua në Children’s Hospital of Athens, ndërsa gjendja e saj shëndetësore raportohet e rëndë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.