E mbytën pranë foshnjes, 300 mijë euro shpërblim kush gjen vrasësit e 20-vjeçares
Lajmifundit
/
11 Maj 2021, 19:31
Bota

Policia greke deklaroi se 300 mijë euro janë vënë në dispozicion si shpërblim për këdo që jep të dhëna që mund të çojnë në kapjen e vrasësve të 20-vjeçares në Athinë, ngjarje që i shokoi të gjithë.
Sipas policisë greke, gjetja e vrasësve është çështje prestigji për forcat greke të rendit. E reja mbeti e vrarë gjatë grabitjes së një shtëpie.
Ajo u mbyt me jastëk nga grabitësit, të cilët kërkonin të dinin se ku ishin fshehur paratë.
Më pas, trupi i saj i pajetë u la pranë foshnjes 11 muajshe.
Grabitësit morën 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë, duke u zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.




