Kërcënohet gazetari vlonjat, Enrik Mehmeti?! Kërkon leje për armë

Aktualitet

Kërcënohet gazetari vlonjat, Enrik Mehmeti?! Kërkon leje për

Në Top Talk, gazetari i News 24 në Vlorë, Enrik Mehmeti, pohoi se kishte aplikuar prej një viti në polici për të marrë një armë me leje.

I pyetur nëse kishte kërcënime konkrete ai u shpreh se “të jetosh në një qytet si Vlora, duhet të marrësh disa masa”.


“Qarkullojnë aq shumë njerëz me armë, ndërkohë që shumë njerëz që i duan në banesat e tyre për sigurinë e tyre. Unë kam aplikuar që vitin e kaluar për një armë dhe policia nuk jep asnjë përgjigje.

Ndërkohë që, qyteti është i mbushur me njerëz me armë. Sidomos për gazetarët, ne jetojmë në një qytet të vështirë. të paktën në banesë, duhet të kesh mbrojtje”, u shpreh gazetari, duke nënkuptuar se ka marrë kërcënime, për shkak të detyrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion