Pas humbjes ndaj Milanit, Ronaldo llaston veten me një super dhuratë luksoze

Sport

Pas humbjes ndaj Milanit, Ronaldo llaston veten me një super dhuratë

Vetëm një ditë pas humbjes dërrmuese së Juventusit me Milanin, Cristiano Ronaldo është parë duke blerë një Ferrari.

Tifozët janë shprehur të zhgënjyer që në vend që të merrte pjesë në një seancë rikuperimi përpara udhëtimit të mërkurën në Sassuolo, 36-vjeçari shkoi në selinë e Ferrarit në F1. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i klubit Andrea Agnelli dhe kushëriri i 45-vjeçarit John Elkann, i cili është CEO i Exor dhe Ferrarit.

Pas humbjes ndaj Milanit, Ronaldo llaston veten me një super dhuratë

Sipas Corriere della Serra , Ronaldo i bëri dhuratë vetës një Ferrari Monza me vlerë 1.4 milion paund.

Ndërsa ishte në selinë e Ferrarit, Ronaldo pozoi gjithashtu me shoferët e F1 Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, të cilëve iu dha bluza të nënshkruara të Juventusit.

Pas humbjes ndaj Milanit, Ronaldo llaston veten me një super dhuratë

Supermakina e re e Ronaldos është vetëm e fundit në koleksionin e tij që përfshin gjithashtu një Bugatti Centodieci prej 8.5 milionë paundësh si dhe një Bugatti Chiron dhe Veyron .

Ndërkaq, e ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë është në pikëpyetje me Juve në prag të vendosjes për në Europa League.

ME TE LEXUARAT