E FUNDIT/ Aksident në Thumanë, shoferi 37-vjeçar merr para me makinë këmbësorin

Bota

E FUNDIT/ Aksident në Thumanë, shoferi 37-vjeçar merr para me

Një këmbësor 70-vjeçar ka mbetur sot i plagosur në një aksin në aksin Thumanë-Borizanë.

I moshuari është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital, ndërsa është shoferi është shoqëruar në komisariat.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion