VIDEO/ Humb ndjenjat në timon shoferi i kamionit, shkatërron çdo që gjen përpara

Bota

VIDEO/ Humb ndjenjat në timon shoferi i kamionit, shkatërron

Në pamje shihen momentet dramatike kur një kamion gjigant jashtë kontrolli del në trotuarin e një qyteze rurale në Australi dhe shkatërron çdo gjë që gjen përpara pas humbjes së papritur të ndjenjave të shoferit.

Pamjet tregojnë mjetin gjigant që thyen pemë, mure e tabela sinjalistike, teksa shoferi është pa ndjenja në timon.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Manningham, Adelaide, mëngjesin e të martës, teksa kamioni shkatërrimit u ndalua më në fund mes gardheve bimore të rezidencave.

Paul Brackley, një shofer që regjistroi tmerrin me kameran e makinës tha për rrjetin vendas 9News: “Ai kishte humbur krejt kontrollin dhe po vinte drejt meje, kështu që shkela gazin për të shpëtuar”.

Shoferi 31-vjecar i mjetit të aksidentit ishte me kokë të rënë në timon, kur Brackley shkoi për ta ndihmuar.

“Kishte pak gjak në fytyrë por nuk ishte plagosur rëndë. Ai më tha se i kishin rënë të fikët gjatë drejtimit të makinës”.

Brackley shton: “Zhurma që bënin përplasjet e kamionit ishte e tmerrshme”.

Mrekullisht asnjë nuk u vra në incidentin në zonën rezidencaile. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të shoferit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion