E frikshme në Itali! Autobusi me fëmijë përplaset me kamionin, një person në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
9 Prill 2025, 10:19
Bota

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku një autobus që transportonte 30 fëmijë është përplasur me një kamion.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësja dhe njësitë e policisë.
Sipas informacioneve paraprake, vetëm një person ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të gjithë të tjerët kishin vetëm lëndime të lehta, shkruan Corriere della Sera.
Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa operacionet e shpëtimit janë duke ndjekur nga afër situatën.


