Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për pronat, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë
Lajmifundit
/
9 Prill 2025, 09:47
Aktualitet

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” , pasi plagosi vëllain e tij, shtetasin A.G, 57 vjeç.
“Divjakë
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.”


