E dalluar për 7 ngjyrat e kaltra, njihuni me mrekullinë e liqenit Bacalar në Meksiko (Foto)

Njihuni me Liqenin Bacalar në Meksiko, që dallohet për 7 ngjyrat e kaltra dhe tërheq shumë visitor.

Sipas ekspertëve, ky liqen, është shtëpia e një popullësie të lashtë të stromatoliteve që janë rreth 3.5 miliardë vjet të vjetër.

Ndërkohë që të gjithë flasin për ngjyrat që ka, që ndryshojnë nga bruz i ndritshëm në kobalt të thellë.

BBC shkruan se ky liqen është nën kërcënim, pasi mund të ndryshojë përgjithmonë ngjyrën, duke çuar kështu shkatërrimin e një popullësie të lashtë të stromatoliteve, një fosil i gjallë që u paraprin njerëzve, dinosaurëve dhe bimëve.

Mësohet se problem më i madh i liqenit nisi në qershor të një viti më parë, ku ngjyrat talasike u kthyen në kafe të shurdhër, kjo për shkak të ndotjes.


