Dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, arrestohen 115 anëtarë të ISIS

Bota

Dyshohet se po përgatisnin sulme terroriste për Krishtlindje dhe Vitin

Autoritetet turke kanë arrestuar 115 persona, për të cilët kishte dyshime se janë anëtarë të Shtetit Islamik (ISIS), dhe që dyshohet se planifikonin të kryenin sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Turqi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit, policia kishte marrë informacione se anëtarë të Shtetit Islamik po planifikonin sulme në Turqi, kryesisht kundër jomyslimanëve, gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në total, janë kryer bastisje në 124 lokacione në Stamboll, si rezultat i të cilave u arrestuan 115 nga 137 persona të shpallur në kërkim, shkruajnë mediat turke.

Sipas deklaratës së prokurorisë, gjatë operacionit u sekuestruan disa pistoleta dhe sasi municionesh.

ME TE LEXUARAT