Dita e Pavarësisë, Zelensky: Ukraina s'do të bëjë kompromis! S’kemi fituar, por s’do të humbasim

Ukraina kreu një seri sulmesh me dronë në territorin rus të dielën, një ditë kur feston 34-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, duke shkaktuar zjarre në një central bërthamor në Kursk dhe një terminal nafte në portin e Ust-Lugës. Fluturimet u ndaluan për disa orë në disa aeroporte gjatë natës.
Edhe Rusia kreu sulme në Ukrainë. Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 72 dronë, 48 prej të cilëve u rrëzuan, dhe një raketë balistike. Ndërkohë, në Ukrainë në një vizitë që prej ditës së djeshme ndodhet edhe i dërguari special i Donald Trump, Keith Kellogg, i cili do të takohet me Volodymyr Zelenskyn. Në këtë ditë, në Kiev ka shkuar edhe kryeministri kanadez, Mark Carney
Presidenti Zelensky, në një letër në Ditën e Pavarësisë, tha se Ukraina nuk do të detyrohet kurrë që të bëjë kompromis, duke shtuar se është e nevojshme arritja e një paqeje të drejtë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim për 34-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka uruar popullin ukrainas, Zelensky përsëriti edhe njëherë se nuk mund të detyrohen që të bëjë kompromis."Kjo Ukrainë nuk do të detyrohet më kurrë në histori të përjetojë turpin që "rusët" e quajnë "kompromis".
Ne kemi nevojë për një paqe të drejtë. Se cila do të jetë e ardhmja jonë varet vetëm nga ne. Dhe bota e di këtë. Dhe bota e respekton atë, respekton Ukrainën dhe e pranon Ukrainën si të barabartë.”, u shpreh Zelensky.Më pas, u ndal edhe te partneriteti me evropianët dhe SHBA-në dhe përpjekjet e tyre në arritjen e paqes. Sipas tij, Ukraina nuk do të humbasë pasi ajo është një luftëtare.


