Del regjistrimi, cfarë u tha Trump agjentëve që i shpëtuan jetën menjëherë pas atentatit

Pak çaste pasi u qëllua gjatë tubimit në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trump u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.
Nje audio e publikuar nga mediat amerikane zbulon sesi ka ndodhur ngjarja kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në sigurimin e tij, konkretisht agjenteve qe nderhyne ne skenen e ngjarjes.
Trump ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna arme.
Ai fillimisht shtrëngon veshin e djathte, me pas perkulet ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë.
"Uluni, uluni, uluni," thotë njëri. Me pas degjohet një goditje tjetër dhe një grua bërtet.
Dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret - njëri thotë "lart!" një tjetër "shkallët janë gati, shkallët janë gati".
Trump mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta.
Më shumë agjentë dalin në skenën ku po fliste ish presidenti, disa duke mbajtur pushkë sulmi.
Mbështetësit e Trump në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.
Pasi kanë dëgjuar se gjuajtësi është rrëzuar, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë. Ja çfarë u tha:
Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.
Agjenti mashkull: "Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri."
Trump: Më lër të marr këpucët e mia.
Një agjent tjetër mashkull: "Prisni, koka juaj është e gjakosur".
Agjenti mashkull: "Zotëri, ne duhet të shkojmë në ..."
Trump: Më lër të marr këpucët e mia....
Agjentja femër thotë "në rregull" përpara se të thotë diçka për këpucën.
Trump: “Prit, prit, prit”.
Më pas ai me grusht i drejtohet turmës dhe thotë fjalën "luftë-lufte-lufte" tri herë - një lëvizje që u prit me brohoritje nga turma.
Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt makinave ndërsa turmat brohorasin "SHBA. SHBA. SHBA."


