Dosja e "Onkologjikut" i kalon SPAK-ut, prokuroria: Mjekët vepruan si "grup i strukturuar kriminal"!
SPAK-ut i eshte dorezuar nga prokuroria e Tiranes dosja e mjekeve dhe punonjesve te spitalit “Onkologjik”, për hetime të mëtejshme.
Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK.
Vendimi eshte marre, pasi dyshohet se zyrtaret kane kryer korrupsion dhe veprime si grup i strukturuar kriminal.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari i nje pacienti qe kaloi ne te gjitha veshtiresite dhe hallkat e korrupsionit.
Gjykata e Tiranës rikonfirmoi masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen e Onkologjikut, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.
Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi ne spitalin shteteror, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë.
Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.
Masat për të akuzuarit e dosjes se Onokolgjikut
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Si pasoje e hetimeve klinika Megis, nje biznes privat i mjekut Admond Gashi eshte sekuestruar nga ana e prokurorise me dyshimet se eshte mjet dhe produkt i vepres penale.