Plumbi që mund të kishte goditur kokën e Trump, fotografi amerikan e fiksoi në imazh
Fotografi i New York Times ka arritur te fiksoje plumbin qe kaloi ne veshin e djathte te Donald Trump, te cilin autori e kishte drejtuar me qellim per te kryer atentat ndaj ish-presidentit amerikan gjate fjalimit te tij dje ne Pensilvania.
Trump u pa i mbuluar me gjak pasi sulmuesi, të cilin FBI e ka identifikuar si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, qëlloi veshin e ish-presidentit në një tubim në Butler, Pensilvani, të shtunën, sipas kohës lokale .
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Fotoja shqetësuese tregon ne formen e një vije gri, një plumb në lëvizje, që fluturon vetëm disa centimetra nga koka e Trump.
Fotoja pasoi një video që tregonte lëvizjen shpëtimtare që Trump bëri duke kthyer koken djathtas teksa po i drejtohej turmes.
Pak para se plumbi të godiste në veshin e tij, Trump ktheu kokën pak - një levizje që e shpëtoi atë nga lëndimet më të rënda, apo edhe vdekja.
Një moment pasi ish-presidenti ka lëvizur lehtë kokën, plumbi duket se e ka goditur në veshin e djathte duke mos shkaktuar deme te tjera tek ish presidenti.
Në këndin e sipërm djathtas të videos, duket një njollë gri me lëvizje të shpejtë, e cila mund të jetë plumbi, qe shfaqet në pikën e tetë sekondave.
Në fund të klipit, Trump përplasi dorën e djathte në ate anë te kokës, ndërsa gjaku mund të shihet mbi veshin e tij dhe teksa i rrjedh ne qafe dhe në fytyrë.