Dalin pamjet, hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

Bota

Dalin pamjet, hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në

Një muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen “Titan”, e cila u mori jetën 5 personave, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, ekspertët kanë publikuar një video që tregon saktësisht se si anija u shkatërrua në ujërat e thellë të Atlantiku.
Një video shihet hap pas hapi atë ç’ka ka ndodhur me nëndetësen “Titan”, derisa shpërtheu bashkë me 5 personat që ndodheshin në bord. Pamjet tregojnë detajet se si nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërrua, pas një shpërthimi që erdhi si pasojë e një problemi teknik.



Të pestë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan, humbën jetën pas një shpërthimi të brendshëm, por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses. Pjesë e bordit ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.



Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez, Paul-Henry Nargeolet, 73 vjeç, gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen

ME TE LEXUARAT