Covid-19 “gjunjëzon” SHBA, shkon në mbi 579 mijë numri i të vdekurve

Bota

Covid-19 “gjunjëzon” SHBA, shkon në mbi 579 mijë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 579.286, prej të cilëve 782 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins. 

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.558.718, me 44.915 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,75 milionë raste të konfirmuara dhe 62.070 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 148 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 107 milionë dozën e dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion