Nishani nuk ndryshon qëndrim: Basha gaboi! E djathta mund të rikthehet në pushtet nëse...

Politikë

Nishani nuk ndryshon qëndrim: Basha gaboi! E djathta mund të rikthehet

Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili tashmë mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka bërë sot një analizë të djathtës në Shqipëri dhe shanset e saj për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani ka tha se e djathta në Shqipëri ka qenë shumë herë në pushtet dhe kujtoi vitin 2005 kur PD, në atë kohë e drejtuar nga Sali Berisha, arriti që të fitonte bindshëm.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin”, u shpreh Nishani.

 
Më tej ai tha se sot opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

“Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston”, tha ish-presidenti.

Më tej ai ka treguar se si e djathta mund të kthehet sërish në pushtet.


“PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij.

Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion