“Vë një legen të vogël të zonës të përgjojë ty”, Dashamir Shehi për patronazhistët: Sigurimi i Shtetit…

Politikë

“Vë një legen të vogël të zonës të

Politikani i njohur Dashamir Shehi thotë se çështja e patronazhistëve është më e rënda që kryeministri Edi Rama ka bërë për të fituar zgjedhjet.

I ftuar në “Opinion”, Shehi i konsideroi patronazhistët “legenë” që përgjojnë qytetarët.

Shehi: Ti je duke përdor shtetin, përdor qeverisje kundër një partie tjetër. Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xhenerozë hedh pare për parinë edhe mund atë kurnacin e PD-së nuk është kështu se do të ishte shumë e bukur do të ishte edhe shumë e thjeshtë por nuk është kjo.

Është puna që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, këtë që thamë njëherë me këto, me këto patronazhistë, ça është kjo. Kjo është sigurim shteti, ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë Shqiptare. Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto vjedhje, për mua kjo është më e rënda të tjerët mund të thonë gjëra të tjera.

Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer i ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia ne që të vunë aty jemi më të fortë sesa ty.

ME TE LEXUARAT