Burri i vdiq teksa po punonte, gruaja shqiptare kërkon drejtësi: Bashkë me të humba dhe fëmijën në bark

Bota

Burri i vdiq teksa po punonte, gruaja shqiptare kërkon drejtësi:
Një ngjarje e rëndë ndodhi më 15 nëntor 2008 ku një i ri shqiptar 25 vjeç humbi jetën në vendin e punës në Livorno. Gruaja e tij Dorina Danushi 25 vjeç ishte shtatzënë asokohe por nga lajmi i hidhur ajo e humbi fëmijën në muajin e katërt.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash.

Në vitin 2015, drejtësia italiane dënon 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh.

“Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi. Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat. “Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime”, është shprehur ajo.

ME TE LEXUARAT