Brigjet e Sri Lankës mbushen me kimikate, katastrofa mjedisore problem për dekada

Bota

Brigjet e Sri Lankës mbushen me kimikate, katastrofa mjedisore problem

Fatkeqësisht, djegia e anijes me kimikate ‘’X-Press Pearl’’ në Sri Lanka nuk u shmang, ndërsa mësohet se këto brigje do vuajnë për dekada katastrofën mjedisore. Brigjet e Sri Lankës janë të mbushura me substance të dëmshme tek ajo ka ndikuar drejtpërdrejt në florën dhe faunën.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tonelatat e kimikateve kanë mbuluar plazhet e bukura të Sri Lankës duke shkatërruar kështu dhe turizmin. Po ashtu një goditje të madhe kanë marrë dhe peshkatarët të cilët shohin peshqit që dalin të ngordhur mbi sipërfaqe.

Përderisa lënda që ka ndotur brigjet e Sri Lankës është plastikë, do të duhet shumë vite për t’u dekompozuar çfarë do të thotë se qytetarët do të duhet të bashkëjetojnë me katastrofën mjedisore që ua shkaktua një anije për dekada me radhë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion