15-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas dhunës psikologjike! Babai i arrestuar më herët për dhunë në familje

Një çift bashkëshortësh në Vorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike në familje, vajza e tyre 15 vjeçe është vetëhedhur nga një lartësi pranë banesës.
E reja ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Kryefamiljari mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu, ku ishte i arrestuar për dhunë në familje.
Policia nuk ka mundur të marrë në pyetje vajzën 15 vjeçare për shkak të gjendje së saj të rënduar psikologjike, ndërsa nga deklarimet e të afërmve të saj dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë debatet dhe mosmarrëveshjet e shumta në familje.


