Autorët shqiptarë? Ekzekutimi i 20-vjeçares në Greqi, gabimet që bënë vrasësit

Bota

Autorët shqiptarë? Ekzekutimi i 20-vjeçares në Greqi,

Në Greqi vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorët e grabitjes, që përfundoi me vrasjen e një 20-vjeçareje. Referuar “CNN” grek, autoritetet policore po kërkojnë në mafien shqiptare dhe gjeorgjiane për autorët.
 
Natyra e egër e grabitjes, e cila çoi në vrasjen e një nëne të re para burrit dhe foshnjës së saj, u referohet autorëve të huaj, siç vlerësohet që në momentin e parë nga oficerët e policisë të përfshirë në hetime.

Raporti mjekoligjor konfirmon zemërimin e grabitësve me nënën e re, që bëri rezistencë.Vrasësi i mbylli gojën me lecka dhe më pas e mbyti me pëllëmbët e duarve.
 
Vihet re se fillimisht u mbështet mundësia e mbytjes me jastëk, një skenar që tani është përjashtuar. Përveç kësaj, ka shenja të zbehta të rezistencës në fytyrën e vajzës. Autoritetet po kalojnë në “mikroskop” gabimet e autorëve.
 

“Ata bënë gabime. Ata qëndruan në shtëpi për një kohë të gjatë. Ata luftuan me viktimën e tyre, ata nuk llogaritën të dhënat që lanë pas, në tërbim për të gjetur paratë”, u shpreh një zyrtar që ka dijeni për hetimet, për “CNN” grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Shpresat për zbulimin e autorëve janë varur te teknologjia dhe kërkimi i detajuar. Shenjat e gishtërinjve dhe ADN-së po skanohen dhe pritet të zbulojnë detaje të reja.

ME TE LEXUARAT