Autorët e sulmit me 15 viktima në Sidnei ishin trajnuar në Australi

Bota

Autorët e sulmit me 15 viktima në Sidnei ishin trajnuar në

Policia australiane vlerëson se dy autorët e sulmit në plazhin Bondi të Sidneit ishin trajnuar brenda Australisë, përpara se të kryenin masakrën që la pas 15 viktima. Kjo del nga dokumente hetimore që u bënë publike sot.

Sipas dosjes hetimore, në një telefon celular është gjetur një video ku Sajid dhe Navid Akram, babë e bir dhe autorët e sulmit, shfaqen të ulur përpara një flamuri të organizatës terroriste Shteti Islamik. Në pamje ata recitojnë vargje nga Kurani dhe sulmojnë verbalisht “sionistët”.

Ndërkohë, sipas policisë, Navid Akram, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit, është transferuar nga spitali ku po trajtohej në një institucion penitenciar. Babai i tij, Sajid Akram, u vra në vendngjarje. Autoritetet bëjnë të ditur se dy burrat kishin kryer disa herë vëzhgime në zonën e plazhit disa ditë përpara sulmit.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të mbështesin miratimin e një legjislacioni të ri që parashikon rrethana rënduese për “gjuhën e urrejtjes”, si dhe masa të tjera për përballimin e ekstremizmit.

“Nuk do t’i lejojmë terroristët e frymëzuar nga Shteti Islamik të fitojnë. Nuk do t’i lejojmë të përçajnë shoqërinë tonë dhe do ta kapërcejmë këtë provë së bashku”, deklaroi Albanese për gazetarët.

ME TE LEXUARAT