Autorët e dyshuar për vrasjen e presidenit të Haitit lidhen dhe tërhiqen zvarrë në rrugë

Ekzekutimi i presidentit të Haitit Jovenel Mose, ka tronditur jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën.
Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme të gjitha autoritet janë vënë në kërkim të autorëve që ekzekutuan presidentin dhe plagosën Zonjën e Parë pranë rezidencës së tyre.
Mediat e huaja bëjnë me dije se banda që vrau presidentin është e përbërë nga 26 kolumbianë dhe dy amerikanë të Haitit.
Por një videon e rëndë po qarkullon në mediat sociale, ku shihet se dy të dyshuar si autorë të vrasjes janë dhunuar, lidhur dhe tërhiqen zvarrë.
Shefi i policisë në Haiti u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë policinë të bëjë punën e saj.


