‘Babai më përdhunoi kur isha 15-vjeçe’, aktorja e famshme shokon me deklaratën

Showbiz

‘Babai më përdhunoi kur isha 15-vjeçe’, aktorja e

Aktorja e famshme e serialeve si “Our Story”,  “Sen Çal Kapımı” dhe “Aşk Logic İntikam”, Melisa Döngel ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare. Ajo i ka shokuar të gjithë me deklaratën e saj, kur tha se edhe pse i kishte treguar të ëmës, ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt.

Aktorja ka treguar gjithashtu se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë pasi traumat e së shkuarës ishin shumë të mëdha.

Shumë qytetarë në Turqi, përfshirë shumë artistë  kanë filluar të mbështesin Melissa Dongel, publikisht me hashtagun #YalnızDeğilsınMelisaDöngel .

Historia e Döngel është bërë e njohur dhe pas përplasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai eshtë në burg. Aktorja ka kërkuar kujdestarinë e së motrës 17 vjeçare për të shmangur historinë të përsëritet, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma. Mamaja e aktores jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundej të kujdesej për të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion