EMRI/ Aksidenti me 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Gramsh, kush është i riu që humbi jetën

Aktualitet

EMRI/ Aksidenti me 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Gramsh, kush

Ledian Lami mbeti viktimë e aksidentit të rëndë të ditës së sotme në Gramsh. I riu, rreth 30 vjeç humbi jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në nj përrua në afërsi të fshatit Bregas.

Të plagosur mbetën gjithashtu edhe 9 persona të tjerë. Sipas uniformave blu, pasagjerët u nxorrën nga autobusi nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.

Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion