“Brenda 4 muajsh do…”, Arben Ahmetaj jep lajmin e rëndësishëm

Politikë

“Brenda 4 muajsh do…”, Arben Ahmetaj jep lajmin e

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë një inspektim sot në zonat urbane të krijuara në Thumanë.

Në total, ministri tha se janë ndërtuar 14 pallate, 278 apartamente dhe 155 banesa individuale. Infrastruktura sipas tij është moderne.

Gjithashtu është rehabilituar dhe shkolla “Ramazan Jagnozi”, e cila sipas ministrit është gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit të ri mësimor.

“Thumana e rikrijuar pas tërmetit, që brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re fantastike, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne e ambiente sportive si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, gati për të mirëpritur nxënësit në fillimin e vitit shkollor, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve ”, thuhet mbi videon e shpërndarë nga ministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion